Fshihte armë zjarri dhe fishekë në stallën e bagëtive, kapet 59-vjeçari në Cërrik

0
202

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe municione, t3ë cila i fshihte të stallën e bagëtive në fshatin Topojan të Cërrikut.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 59 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.