Gjendet e vdekur një 51-vjeçare, policia nis hetimet

0
308

Një 51-vjeçare ëhtë gjetur sot pa shenja jete në fshatin Zhdredhë të Gjakovës. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Zhdredhë-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972. Në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore. Është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka deklaruar Elezaj.