GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit ndaj saj. Shtyhet seanca, ndërpriten afatet e paraburgimit për Erion Veliajn

0
88

Shtyhet seanca në GJKKO për Ajola Xoxën për t’i dhënë mundësi asaj të marrë pjesë në seancë. Nga ana tjetër është rrëzuar kërkesa për pezullim të procesit.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik, ora 10:00.

Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit për shkak se është me leje lindje, por GJKKO e hodhi poshtë.

Avokati i saj, Maks Haxhia deklaroi se Xoxa është në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe ka kërkuar pezullim të procesit.

 

 

Ndërsa për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u vendos për pezullimin e afateve të paraburgimit.

GEAR Sh.p.k