GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës, kundërshtoi SPAK për zgjatjen e hetimeve

0
804

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Suel Çelës, i cili kundërshton SPAK për për zgjatjen e hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë’

Nga arratia, i shumëkërkuari ka kundërshtuar SPAK, për zgjatjen e hetimeve me tre muaj për këtë çështje, por gjykata ka refuzuar kërkesën e tij.

Suel Çela prej majit të vitit të kaluar është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi referuar dëshmisë së dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj ai ka prositur vrasjen e administratorit të shkollës private Willson, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Kujtojmë se më 18 janar Lulzim Masha, u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë, teksa pas ngjarjes u arrestua Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit.