Gjuha shqipe, e çuditshme”, Rama në Beograd ‘anashkalon’ faktet historike për sulmet e serbëve: I kemi vënë flakën njëri-tjetrit

0
76

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një vizitë ditën e sotme në Beograd si i ftuar në panairin e verës. Gjatë panairit, Rama ka mbajtur fjalën e tij të cilën e nisi anglisht dhe më pas e vijoi në shqip të cilën e quajti si gjuhën e tij të “çuditshme”.

“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme”-tha Rama në hapje të fjalës së tij.

Duke vijuar më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha se tashmë ishte koha që të kishte paqe mes dy vendeve dhe jo që t’i vinin flakën njëri tjetrit, duke anashkaluar faktin e pakundërshtueshëm historik se kanë qenë vetëm serbët ata të cilët gjothmonë kanë sulmuar shqiptarët dhe në asnjë moment nuk ka pasur një sulm të shqiptarëve kundrejt tyre përveçse mbrojtje të viseve etnike.

“Përpara se të vija këtu po shikoja pak fjalën që më kishte përgatitur ekipi dhe vendosa që të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e Bronxit. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri-tjetrit se kush ka qenë i pari, kush ka qenë më i vjetri, ndërkohë që e kemi mësuar se asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër. Të gjitha vendet tona janë këtu për të qëndruar edhe pas nesh. Zgjedhja jonë është shumë e thjeshtë, si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë së bashku në të njëjtën lagje të Europës duke u përpjekur ta bëjmë më të gëzueshme dhe më paqësore për njerëzit tanë apo duke hedhur gurë në tjegullat e njëri-tjetrit apo duke i vënë flakën njëri tjetrit siç kemi bërë me shumë e shumë vite dhe shekuj. Besoj se edhe këtu në këtë panair”– u shpreh Rama mes të tjerash.