Gjurmuesit e radarëve “alarmojnë” policinë rrugore, shiten në tregun online, policia: Janë të ndaluar

0
130

Për të shmangur gjobat e policisë të vendosura nga shpejtësia e lartë, shoferët duket se po përdorin disa aparatura të cilët quhen gjurmues radarësh. Aparatura të tilla po shiten online e ndërsa zyrtarët e policisë rrugore thonë se nuk janë funksionale ndaj radarëve që përdoren aktualisht. Sipas policisë, përdorimi u gjurmuesit do të penalizohet me gjoba të rënda në rastet kur konstatohet.

Shtimi i kontrolleve dhe patrullimeve të policisë me radarë në akset rrugore ka bërë që shoferët të kërkojnë mënyra alternative më qëllim shmagien e gjobave.

Këto pajisje elektronike gjenden lehtësisht në internet, madje reklamohen në shitje si një shpëtim nga policia rrugore.Në përshkimin e produktit thuhet së është gjurmuese e radarit të policisë duke njoftuar drejtuesin e mjetit.

Sipas informacioneve këto pajisje vendosen në xhamin e përparmë të makinës dhe tregojnë prezencën e radarëve deri në një distancë prej 1000 metra.

Produkti shitet edhe në tregun shqiptar me çmimet përkatëse.

Qarkullimi i pajisjeve të tilla ka sjellë edhe reagimin e policisë rrugore, e cila thotë se personat që kapen me këto aparate rrezikojnë gjoba të rënda.

Një nga drejtuesit e sektorit në policinë e shtetit, Mitat Tola, shprehet në një publikim se aktualisht policia disponon radarë që nuk pikasen nga pajisjet e tilla në automjete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu