Gjykata e Apelit mbyll në burg dy adoleshentët që vranë me thikë 20-vjeçarin Stivën Toshkëzi

0
75

Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të lerë në burg Axel Hoxhën, njeriun që vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkëzin, në afërsi të kompleksi “Halili” në Tiranë.

Vendimi për vijimin e mbajtjes në burg për Axel alias Aksel Hoxhën është marë pak ditë më pajrë. Të njëjtën masë sigurimi gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur edhe për bashkëpuntorin e tij, Ensi Maze.

Ngjarja ndodhi në 18 prill, pranë rrugës “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), Aksel Hoxha, ka goditur me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxha.

Pasi ka takuar shokun e tij Axelin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze, ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxha që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.