“Gjysma e shqiptarëve me dy doza” ISHP: Rreth 30% e të rinjve të vaksinuar kundër Covid

0
112

Rreth 50% e popullatës në vendin tonë janë vaksinuar me të dyja dozat anticovid, ndërsa më i lartë është numri i atyre që kanë kryer vetëm një prej tyre.

Instituti i shëndetit publik raporton se mes të rinjve  nga mosha  16 deri në 24 vjeç  janë vaksinuar  rreth 27%.

“Janë paraqitur dhe kanë marrë dozën e dytë dhe është rreth 48.5% të popullatës target. Ka një interes edhe te grupmoshat e reja 18 deri 24 vjeç, kemi doza të para rreth 33% ndërkohë me dozë të dytë kanë marrë rreth 27%.”

Ende nuk ka një shifër të sakte se sa është numri i fëmijëve të vaksinuar dhe i  grave shtatzënë, ndërkohë që për këto të fundit  këshillohen dy doza Pfizer, duke marr në konsideratë faksin se antitrupat kalojnë nga nëna te fëmija.

“Kjo vaksinë mbron jo vetëm nënën që është shtatzëne, por edhe bebin. Antitrupat kalojnë edhe te foshnja.”

Ndërkohë interes të lartë ka pasur për vaksinat kundër gripit,  nga të cilat janë injektuar  rreth 80% e atyre që kanë ardhur në vendin tonë.

“Aktualisht është aplikuar 88% e vaksinës që ka ardhur në vend dhe që ndodhet nëpër qendra shëndetësore. Është një vaksinë e cila mbron nga 4 nën tipet e gripit.”

Ekspertët e shëndetësisë  këshillojnë që  si vaksina kundër koronavisurit të kryhen të kombinuara me njëra tjetrën,  duke shmangur mundësinë e mbivendosjes së viruseve  te qytetarët.