Gledis Nano urdhëron testin e drogës për punonjësit e policisë

0
126

Drejtoi i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për policët.

Teste e drogës për efektivët e policisë do bëhen në mënyrë rastësore ose për rastet kur policët dyshohen se janë përdorues.

Ky vendim vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.

Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike. Sakaq, duket se Nano i ka marrë në konsideratë dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi për të verifikuar gjendjen e tyre.