Goditën brutalisht me shkelma dhe grushte 4 gra, arrestohen 28 burra/ Shihni pamjet tronditëse në restorant 

0
71

Autoritetet kineze të Hong Kongut kanë vënë nën akuzë 28 persona dhe kanë arrestuar tetë zyrtarë policie lidhur me sulmin butal ndaj një grupi grash në fillim të kësaj vere, ngjarje kjo që tronditi vendin dhe provokoi zemërim të gjerë.

Sulmi ndodhi në një restorant Barbecue në orët e para të 10 qershorit në qytetin verilindor të Tangshan.

Një grua dhe tre mikeshat e saj u goditën brutalisht me shkelma dhe grushte për 5 minuta nga një grup burrash pasi ajo refuzoi hedhjen e dorës në qafë nga njëri prej tyre.

Pamjet e sulmit të marra nga kamerat e sigurisë që tregojnë gruan duke e tërhequr zvarrë nga flokët, duke e goditur me shishe dhe karrige dhe duke e shkelmuar vazhdimisht në kokë shkaktuan një protestë në Kinë , ku shumë prej tyre kërkuan ndëshkim për sulmuesit dhe përgjegjësi nga policia, të cilët u akuzuan për mospërgjigje në kohë.

Të hënën, Prokuroria Popullore e provincës Hebei, ku ndodhet Tangshan, tha në një deklaratë se 28 persona ishin ndjekur penalisht që nga ngritja e rastit, përfshirë shtatë burrat e dyshuar si të përfshirë në sulm.

Prokurorët i akuzuan të 28-të për kryerjen e një sërë krimesh që nga viti 2012, duke përfshirë ndalimin e paligjshëm të të tjerëve, plagosjen e qëllimshme, hapjen e kazinove dhe grabitjen.

Dy prej femrave kanë pësuar “lëndime të lehta të shkallës së dytë” dhe kanë dalë nga spitali më 1 korrik, ndërsa dy të tjerat kanë “lëndime të lehta”, sipas prokurorëve.

Ndërkohë, tetë zyrtarë dhe oficerë policie janë arrestuar për korrupsion të dyshuar dhe sigurimin e “mbrojtjes” për bandën, tha në një deklaratë të hënën Komisioni Provincial i Hebeit për Inspektimin dhe Mbikëqyrjen e Disiplinës.

Ata u akuzuan për shpërdorim të pushtetit, shkelje të ligjit për përfitime personale dhe ryshfet, sipas deklaratës.

Autoritetet u përpoqën gjithashtu të shfrynin ngjarjen duke thënë se pretendimet se disa nga gratë u sulmuan seksualisht ose u goditën nga automjetet në një rrugicë ngjitur me restorantin ishin “informacion i rremë”.

Pas sulmit, policia tha në një deklaratë të shkurtër se dy nga gratë janë dërguar në spital dhe janë në gjendje stabile, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta.

Në ditët në vijim, informacionet se disa nga viktimat ishin në gjendje shumë më të keqe nga sa pretendonin autoritetet u përhapën vazhdimisht në internet, pavarësisht mohimeve të përsëritura nga policia dhe zyrtarët e spitalit.

Disa pretenduan se video e mbikqyrjes kapi vetëm një pjesë të sulmit dhe dhuna vazhdoi jashtë kamerës në një rrugicë aty pranë, pretendime që CNN thotë se nuk mund ti verifikojë në mënyrë të pavarur.

Spekulimet e vazhdueshme u nxitën nga një vrimë e zezë informacioni që rrethonte viktimat.

Asnjëra prej tyre, qoftë edhe miqtë dhe familja e tyre, nuk kishin folur që nga sulmi.

Të hënën, transmetuesi shtetëror CCTV publikoi pamjet nga ajo që tha se ishte një intervistë me një nga viktimat, të cilit iu kërkua të shpjegonte se çfarë ndodhi në rrugicë.

“Ne jemi rrahur nga disa burra. Pas rrahjes, ata na thanë mos thërrisni policinë apo të kërkoni ndihmë nga askush, përndryshe do të na vrisnin. Më pas ata ikën,” tha gruaja, zëri i së cilës ishte ndryshuar dhe identiteti ishte i maskuar. Ajo gjithashtu mohoi se ishte përplasur nga automjetet.

Në raportin e CCTV, një oficer policie i përfshirë në këtë rast gjithashtu mohoi pretendimet, duke shtuar se të dyshuarit kishin qëndruar në rrugicë për rreth një minutë e 41 sekonda.