Goditën disa herë me thikë 27-vjeçarin te “Vaso Pasha”, arrestohet njeri nga autorët

0
46

Tiranë

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.