Grabitësit i thyen nofullën, Aubameyang pritet të vendosë një maskë për fytyrën në ndeshjet ku do luajë

0
64

Pierre-Emerick Aubameyang duhet të presë pak më shumë për debutimin e tij në Chelsea, pasi ai pret të mbajë një maskë për fytyrën për nofullën e tij të thyer pas një grabitje të armatosur në Spanjë.

Reprezentuesi i Gabonit përfundoi një lëvizje te Chelsea në ditën e fundit në një marrëveshje prej 12 milionë euro, me Marcos Alonso që do të lëviz në drejtim e kundërt.

Megjithatë, sulmuesi nuk do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje pasi ai do të mbajë veshje mbrojtëse për nofullën e tij që u lëndua gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij në Barcelonë.

“Për momentin ai nuk mund të stërvitet dhe ne duhet t’i marrim një maskë për të mbrojtur nofullën e tij dhe më pas mund të fillojmë nga java e ardhshme”, ka thënë Thomas Tuchel në konferencë për shtyp.

Tuchel ka punuar më parë me sulmuesin gjatë qëndrimit të tij në Borussia Dortmund.

Për më tepër, sulmuesi 33-vjeçar ka përvojë të mëparshme në Ligën Premier me Arsenalin.

Përveç ndeshjes me West Ham, Aubameyang mund të humbas edhe ndeshjet me Fulham dhe Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.