Gramsh/ Arrestohet 36-vjeçari pasi vinte baste në lokalin e tij

0
98

Gramsh/ Kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, bazuar në inteligjencën informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, në të cilat dyshohet se organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 36 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të lokalit që administronte shtetasi A. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves e materiale 1 aparat celular që shërbente për të vënë baste sportive./Elbasani flash