Gratë e futbollistëve përfundojnë në gjyq, çfarë fshihet pas historisë së ‘çmendur’ të dy ish-modeleve

0
93

Ndodh edhe kështu. Gratë e futbollistëve të njohur sherrosen me njëra-tjetrën dhe përfundojnë në gjyq. Në pozita të tilla gjenden prej disa kohësh, të përpolasura mediatikisht në fillim dhe tashmë në sallën e gjyqit, zonjat e Rooney dhe Vardy.

Pra, ka nisur zyrtarisht përplasja gjyqësore mes bashkëshorteve të dy futbollistëve të shquar anglezë. Wayne Rooney e ka lënë tashmë futbollin dhe bën rolin e trajnerit, ndërsa Jamie Vardy është ylli i sulmit të Leicester.

Coleen and Wayne Rooney arriving at the High Court

Gjyqi i profilit të lartë për shpifje mes të dyjave ka nisur dje. Kjo është një çështje që nisi në vitin 2019, kur gruaja e ish-sulmuesit të Manchester United, Coleen, duke folur në “The Sun” akuzoi Rebekah Vardy për rrjedhje të historive të rreme përmes llogarisë së saj në Instagram.

Gruaja e sulmuesit të Leicester mohoi gjithçka dhe paditi zonjën Rooney për shpifje. Po çfarë ka ndodhur konkretisht? Zonja Rooney pretendon se kolegia Vardy ka shpërndarë në shtyp histori negative dhe të rreme kundër saj.

Gruaja e futbollistit të Liecester mohon abuzimet dhe ka thënë se stresi i debatit publik të tyre i ka shkaktuar ankth të rëndë. Dokumentet e gjyqit thonë se Vardy ka depozituar padinë. Në tetor 2019, Rooney ka akuzuar Vardy se ka kaluar të e përditshmja “The Sun” histori private të saj, mes të cilave dhe faktin se ajo po mendonte për zgjedhje të gjinisë së bebes me qëllim që të kishte një vajzë.

Rebekah Vardy arriving at the High Court

Më pas, zonja Vardy shpërtheu në lot gjatë një interviste, duke treguar se si tallej nga publiku. Asokohe, Vardy ishte shtatë muajshe shtatzënë dhe tha se shpërthente në lot duke lexuar komentet e dashakeqësve.

Rooney tha se ajo kishte ndryshuar cilësimet e privatësisë për t’i bërë postimet të dukshme për llogarinë e vetëm një personi, atë të Vardy. Dinakëria e gruas së Rooney shpejt bëri që ajo të quhej “Wagatha Christie” në mediat sociale, një qasje për romancieren britanike të krimit me famë botërore Agatha Christie.