Greqi/ Mitsotakis kryeson me 41% të votave, Tsipras 20%

0
42

Partia Demokracia e Re dominon bindshëm ndërsa janë numëruar rreth 50 përqind e kutive të votimit. Partia e kryeministrit aktual grek Kyriakos Mitsotakis ka siguruar deri më tani 41% të votave, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s, parti e cila deri më tani ka arritur 20.09% të votave.

Forca e tretë është PASOK/Lëvizja Ndryshim me 12,16%, e ndjekur nga KKE me 6,96% dhe Zgjidhja Helenike me 4,5%. Siç duket nga vlerësimi i rezultateve, partia Demokracia e Re mbledh 145 mandate, SYRIZA ka siguruar 71, PASOK 44, KKE 24 dhe Zgjidhja Helenike me 16 mandate./abcnews.a