Humba drogën e bosave, tani më jepni azil: Spanjollët “hapin sytë” para kërkesës së shqiptarit

0
291

Një shqiptar, trafikant droge që jetonte në Spanjë ka kërkuar azil nga autoritetet vendase, pasi ka frikë se mos vritet nga mafia shqiptare në të cilën ka qenë në të kaluarën anëtar.

Emigranti pretendon se ka marrë kërcënime nga mafia shqiptare, pasi kjo e fundit e akuzon për dëm që shkon në vlerën e 35 mijë eurove, pasi shqiptari nuk ka kryer me sukses dërgimin e lëndëve narkotike në vendet skandinave të Europës.

Sipas medieve spanjolle, shqiptari ka frikë të kthehet në Shqipëri.

Megjithatë kërkesa e tij për azil është refuzuar nga autoritetet spanjolle./abcnews.al./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu