Humbi kontaktet për shkak të mjegullës, gjendet 64 vjeçarja në Karaburun

0
48

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore 64 vjeçarja Drita Elezi, e cila humbi në Karaburun pasditen e djeshme. Për shkak të mjegullës së dendur, 64 vjeçarja humbi kontaktet me guidën në të cilën ishte pjesë. Për gjetjen e saj, u organizua një grup i përbashkët nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj./abcnews.al