I kërkuar për vrasje, arrestohet pas 21 vitesh shqiptari në Greqi

0
47

Arrestohet në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavisë , një shqiptar që dyshohet se ka kryer një vrasje 21 vite më parë dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Krimi është kryer në Kanalaki të Prevezës në vitin 2001, në një biznes të përpunimit të mermerit, ku i kërkuari dyshohet se ka plagosur për vdekje një punëtor të huaj.

Në mëngjes, shqiptari tentoi të largohej nga vendi dhe gjatë kontrollit të policisë u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti nga oficeri i hetimit penal në Prevezë për veprën penale të vrasjes me dashje.

Arrestimi u krye nga efektivë të policisë së departamentit të kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me nëndrejtorinë e Sigurimit të Janinës. I arrestuari është dërguar në prokurorin kompetent.
/abcnews.al/