I preu kokën motrës shtatzëne, arrestohet adoleshenti

0
463

Ka rënë në prangat e policisë, vëllai që i preu kokën motrës shtatzëne në Indi. Motra fatkeqe, 19-vjeç ishte martuar me një burrë, pa pëlqimin e familjes së saj, shkruajnë mediet vendase.

19-vjeçarja ishte duke përgatitur çaj për të ëmën dhe vëllanë, në momentin kur u sulmua me drapër.

Më pas adoleshenti dhe nëna e tij janë dorëzuar në polici.

Policia dyshon se dyshja  ka bërë edhe një selfie me kokën e 19-vjeçares.

BBC raporton se adoleshenti u dërgua në një shtëpi paraburgimi për të mitur, pasi avokati i tij tha se ai ishte nën 18 vjeç.

Megjithatë, një zyrtar i policisë tha se ata do ta kundërshtonin këtë pretendim në gjykatë, pasi kishin gjetur një certifikatë që tregonte se ai ishte mbi 18 vjeç.

Ndërkohë, nëna ndodhet në paraburgim