I trishtuar dhe i vetmuar. Si preku fundin ylli belg te Real Madrid

0
82

Dy vite më parë erdhi për të bërë diferencën për një shumë të madhe, 100 mln Euro nga Chelsea por tani duket se vetëm pop ret momentin e duhur për t’ia mbathur nga Madridi,

Eden Hazard ka dështuar plotësisht në aventurën e tij me fanellën e Real Madrid dhe arsyet mund të jenë shumë por sot ai nuk është aspak në planet e Ancelottit.

Madje në rrjet po qarkullon një foto që tregon shumë mpër gjendjen dhe situatën e tij aktuale.

Në stërvitjen e fundit para El Clasicos në Superkupë, Ancelotti po fliste me skuadrën por Hazard ishte pothuajse jashtë rrethit, i vetmuar, i veçuar dhe shumë i trishtuar.Trajneri italian dihet që nuk e ka ndërmend ta aktivizojë ndaj Barçës por edhe një fund i tillë për një lojtar plot talent është mëkat./Ora News/.