Idrizi: Ramë dakord për të kaluar në emra konkretë, presidenti të ketë eksperiencë politike

0
82

Pas takimit me Taulant Ballën dhe përfaqësuesit e PS-së për kandidatët e presidentit të ri, Shpëtim Idrizi nga PDUI u shpreh se në takim u theksua se do të jetë një figurë politike.

Ai tha se tashmë po ashtu është dakordësuar që palët të bashkëpunojnë dhe të kalojnë tashmë në emra konkretë.

Idrizi: Shqiptarët kanë nevojë për një president konsensual, sepse po të zgjidhet në këtë mënyrë të tillë, do të kemi në president që e zgjidh krizën parlamentar. Theksuam që do të jetë një njeri me eksperiencë të theksuar politike dhe një figurë me dinjitet. Dhe si një figurë e unitetit kombëtar. Ne gjetëm një vullnet të mirë, edhe pse do të verifikohet, që nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme.

Kemi hyrë në një proces kushtetues dhe shqiptarët kanë nevojë për emra konkretë dhe të identifikojmë kandidaturat. Ky është një proces me shumë palë dhe do t’i ftoja që të kemi një president mbi palët. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e PS-së që ka ardhur koha për tu futur në emra konkretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu