Igli Tare ose Maurizio Sarri, presidenti i Lazios zgjedh njërin mes të dyve

0
111

Nuk do të ketë një fund të lumtur, të paktën në rastin e Lazios ku njëri prej të dyve, Igli Tare apo Maurizio Sarri duhet të largohet pas ndeshjes me Veronën në “Olimpico”

Drejtori sportiv nga Shqipëria është emri më i lakuar për të lënë klubin bardhekaltër pas 17 viteve bashkëpunim me presidentin Claudio Lotito, i cili ka zgjedhur të vazhdojë rrugën me trajnerin toskan.

Merkatoja ka nisur në shtëpinë bardhekaltër por Tare është përjashtuar nga çdo lëvizje mundshme në hyrje apo në dalje.

Shkak për divorcin janë bërë dështimet e merkatos në dy sesionet e fundit ku Tare që kulmuan me blerjen e Vedat Murriqit për rreth 20 milionë euro.