Ikën Lame vjen Bici

0
63

Artan Lame largohet nga detyra si shef i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Pas katër vitesh plot sfida dhe mijëra legalizime të shpërndara, Lame lë postin dhe zëvendësohet nga drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Lajmi bëhet me dije mbrëmjen e kësaj të marte dhe newsbomb.al ka arritur ta verifikojë vërtetësinë e tij. Ndërkohë, nesër është organizuar një ceremoni për prezantimin e Dallëndyshe Bicit me punonjësit e Kadastrës.

Artan Lame e ka marrë këtë detyrë në vitin mars të vitit 2019 dhe do të mbahet mend si një nga drejtuesit që ka transformuar dhe ka hedhur në regjistër pronat e shqiptarëve, pjesa më e madhe e të cilave nuk ishin fare në sistem.

Madje, muaj më parë Artan Lame tregoi se dhe institucionet shtetërore dhe ambasadat e huaja kanë qenë “pa letra”. Falë iniciativës së tij nisi regjistrimi, legalizimi dhe hipotekimi i tyre. Një ndër këto prona ishte dhe Kryeministria, selia e qeverisë shqiptare.

Sot, ish-drejtor i Kadastrës, Artan Lame kishte fituar dhe besimin e opozitës. Institucioni që ai drejtoi për katër vite arriti të ulte korrupsionin brenda radhëve të veta dhe të krijonte një model të ri pune dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu