Iku shiu, vijnë dëbora dhe ngricat, termometri bie në mënyrë drastike: Ku pritet dëborë

0
114

Reshjet e dendura të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje në zona të ndryshme të vendit, ndërsa duke filluar nga dita e sotme, gjithçka pritet të ndryshojë. Meteorologia Adiola Bani bën me dije për abcnews.al se masat ajrore siberiane kanë sjellë mot të ftohtë dhe të kthjellët në vend, ku temperaturat pritet të bien deri në -11 gradë Celsius në zonat malore.

Ngricat pritet të jenë prezente në zonat kodrinore dhe malore, ndërsa në këto të fundit priten edhe reshje sporadike dëbore.

Qarkullimi i masave ajrore siberiane që kanë përfshirë territorin shqiptar që prej mbrëmjes së djeshme kanë sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atfmosferike duke bërë që të kemi kthjellime por me mot të ftohtë. Për shkak të masave të ftohta ajrore nga Siberia do të kemi rënie dratsike të temperaturave, të cilat do të shoqërohen me reshje dëborë dhe ngrica në zonat malore.

Termometri do të bjerë deri në -11 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi do të jetë deri në 10 gradë Celsius.

Temperaturat priten të rriten disi pas ditës së enjte ku vlerat minimale do të ngjiten në -6 gradë Celsius nga -11 që pritet të jetë gjatë këtyre ditëve,.

E gjithë java do të jetë e kthjellët dhe me vranësira kalimtare ku më të dukshme do të jenë në zonat malore”, tha meteorologia Adiola Bani.

Moti pritet të jetë i kthjellët por me temperature të ulta si edhe ngrica edhe në Kosovë dhe Maqedoni ku termometri pritet të zbresë deri në -9 grade Celsius. /abcnews.al