Ilaçe të skaduara për të burgosurit/ KLSH gjen shkeljet e rënda në burgje. “Kaos me punësimet e tenderat”

0
142

Publikohen të dhënat e një kontrolli iniciuar nga ministria e drejtësisë që zbuloi se në administratën e burgjeve u zbuluan 153 persona që ishin të dënuar dhe punonin si gardianë.

Shumica e tyre qëndronin ende në detyrë. Por ndërkohë edhe kontrolli I lartë I shtetit në një raport auditimi ka zbuluar së ka kaos me administratën e burgjeve, e cila punon me dy struktura dhe dy urdhra dhe ka mbivendosje strukturash. Rrëmuja me burimet njerëzore, krijuar nga drejtuesit e burgjeve ndër vite ka detyruar kontrollin e lartë të shtetit të dalë në konkluzionin se ka pasur mbivendosje mes strukturave, duke mos krijuar struktura të konsoliduara efektive, për të realizuar dhe për të përmbushur misionin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Por ndërkohë mungojnë ende 157 punonjës dhe deri një vit më parë ishin 220 punonjës më pak.

Gjithashtu, janë konstatuar komandime në detyrë për punonjës në nivele drejtuese dhe 138 punonjës nivel jo drejtues me 4 urdhra të ndryshëm pa një afat kohor të përcaktuar në kundërshtim me bazën ligjore në fuqi. Por rrëmuja dhe shkeljet në sistemin e burgjeve sipas kontrollit të lartë të shtetit ka bërë që në burgje të futen dhe përdoren ende ilaçe të skaduara.

KLSH ka zbuluar se të burgosurve u jepet ila☼in e quajtur Ranitidinë por edhe ilace të skaduara apo që janë nxjerrë jashtë përdorimi në gjithë botën. Këto ilace të rrezikshme që dalin nga mbetjet e depove farmaceutike, administrate e burgjeve ka lejuar që të blihen dhe ti jepen të burgosurve. Ranitidina është hequr nga qarkullimi sepse përmban element kancerogjenë.

Ndërsa pjesa tjetër janë të skaduara ose blihen shumë afër skadencës. KLSH ka gjetur të paktën 13 lloje ilacesh të tilla. Ndërkohë që 85 përqind e tenderave në burgje zhvillohet tërësisht ka garë me procedurën “negocim pa shpallje”, e cila mbart një risk të lartë për abuzim.

Gjatë vitit 2020, janë zhvilluar 16 procedura prokurimi në vlerën totale të kontratës prej 182,milionë lekë pa tvsh, nga të cilat 6 procedura “negocim pa shpallje” me vlerë kontrate 155,milionë lekë pa tvsh.

tch