Ilary zhvishet pas ndarjes nga Totti

0
80

Pas njoftimit të ndarjes nga Françesko Toti, Ilari Blazi është nisur për në Tanzani. Nga pushimet e saj bashke me fëmijët dhe motrën e saj, ajo u dërgon ndjekësve të shumtë foto për çdo hap të hedhur duke shfaqur fizikun e saj të përsosur.

Madje në një nga fotot nëna e 3 fëmijëve guxoi të pozojë mjaft e zhveshur. E bukur dhe provokuese, ajo luan shpesh duke ngacmuar ndjekësit e ndoshta edhe ish-bashkëshortin.

Në krahun tjetër Françesko ndodhet në Romë dhe ka zgjedhur të mos ekspozohet shumë duke u strehuar në shoqërinë e miqve të tij më të ngushtë.

Çifti kishte 17 vjet martesë, por vendosi të ndahet duke e njoftuar vendimin në rrjetet sociale. Mediat italiane shkruajnë se në jetët e të dyve kanë hyrë njerëz të tjerë që ndoshta u bë shkak për ndarjen.

Sipas të njëjtave burime, Totti është parë me një modele ndërsa Ilari ka kaluar kohë me një prej bashkëpunëtorëve të saj.