INSTAT: Numri i veprave penale, rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021

0
72

Numri i veprave penale ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraardhës. Në raportin vjetor të publikuar nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar janë evidentuar gjithsej 35.175 vepra penale, 7,5 % më shumë së në vitin 2020.

Rritje të rasteve kanë pasur veprat penale dhuna në familje, krimet në fushën e drogës, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, vrasje me dashje, apo mashtrimi dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.