Itali/ Arrestohen urdhëruesit e bashkëpunëtorët e vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj

0
71

Plot dy vite nga vrasja e shqiptarit Selavdi Shelaj, në bregdetin roman të Torvajanikas, autoritetet italiane kanë arrestuar udhëruesin e këtij krimi si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias Italiane e urdhër të Prokurorisë së Romës, Drejtoria Provinciale e Karabinierisë së Romës, ka ekzekutuar urdhërin e arrestimin ndaj italianit Giuseppe Molisso, 40 vjeç me precedent penal si udhëruesi i kësaj vrasje si dhe të kunatit të tij Guido Cianfrocca, i cili kishte siguruar armën e krimit, e të shtetasit me inicialet D.I, i cili kishte siguruar motorin e vjedhur e i përdorur nga killeri

Hetimet e antimafias italiane kanë zbardhur se motivi i vrasjes së Selavdi Shelaj është hakmarrja ndaj atentatit të datës 14 nëntor 2019, ndaj Leandro Bennato, person mjaft pranë Giuseppe Molisso.

Killerët e vrasjes së shqiptarit, të arrestuar kohë më parë janë argjentinasi Raul Esteban Calderon, autor dhe i vrasjes së kapo ultrasit të Lazios, Fabrizio Pischitelli i njohur me nofkën Diabolik, e Enrico Bennato, vëllai i Leandro Bennato.

Giuseppe Molisso, urdhëruesi i vrasjes së shqiptarit, ndodhet aktualisht në burg me akuzën e dy vrasjeve të tjera, të vëllezërve Constantitni ekzekutuar në 13 korrik 2021 në lagjen Alessandrino të Romës. E ndaj tij rëndon sot dhe akuza si urdhëruesi i vrasjes së shqiptarit.

Shqiptari Selvadi Shelaj, i njohur me emrin Simone u ekzekutua në moshën 38 vjeçare, më 20 gusht 2020 në stabilimentin Bora Bora në plazhin e Torvaianikës në Romë.

Ai u qëllua me dy plumba pistolete të tipit 7,65 browning nga një distancë mjaft e afërt. Plumbat e goditën në qafë e pas shumë orësh në reanimacion 38 vjeçari shqiptar ndërroi jetë në spitalin San Kamilo.

Stabilimenti Bora Bora ishte në pronësi të partneres së tij italiane.

Selavdi Shelaj ishte baba i një vajze e person me precedent penal.

Hetimet e Antimafias italiane kanë mundur të zbardhin fazën parapërgatitore për realizimin e kësaj vrasje.

Itali/ Arrestohen urdhëruesit e bashkëpunëtorët e vrasjes

Itali/ Arrestohen urdhëruesit e bashkëpunëtorët e vrasjes

Itali/ Arrestohen urdhëruesit e bashkëpunëtorët e vrasjes

Itali/ Arrestohen urdhëruesit e bashkëpunëtorët e vrasjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu