Itali/ Rritje drastike e infektimeve, rihapen pavionet e Covid-it

0
64

Sistemi shëndetësor në itali është në alarm pas rritjes së ndjeshme të infektimeve me covid në 24 orët e fundit. Raporti zyrtar flet për 86 mijë të prekur më shumë nga të cilët 238 të shtruar në spital duke detyruar kështu sistemin shëndetësor që të rihapë pavionet covid që ishin mbyllur pas zbutjes së pandemisë.

 

Italia po kalon një fazë problematike të përhapjes së pandemisë Covid 19 ndërsa sistemi shëndetësor është detyruar të rihapë edhe njëherë repartet për trajtimin e të infektuarve.

Me gjithë stinën e verës e temperaturat e larta, rreth 1 milionë italianë janë aktualisht pozitivë, shumica të prekur nga varianti Omicron 5.

Raporti i 24 orëve të fundit, i shpërndarë nga Instituti i Shëdetit Publik bën të ditur se mbi 86 mijë të infekuar më shumë e 72 viktima me një koeficient pozitiviteti 27.3% ndër rreth 300 mijë testime të kryera.

Në strukturat spitalore, gjatë 24 orëve të fundit, janë shtruar për kurim 238 pacientë.

Raporti javor i Ministrisë italiane të Shëndetësisë konfirmon mbi 538 mijë raste më shumë të infektuarish gjatë javës mbyllëse e 213 viktima më tepër kundrejt mbi 381 mijë të infektuar e 174 viktimave të një jave më parë.

Autoritetet shëndetësore italiane shprehen të shqetësuar se koeficienti i personave të riinfektuar ka arritur në 9.5 % e qytetarët e pavaksionuar rrezikojnë shtatë herë më shumë vdekjen se ata që kanë kryer ciklin e tre dozave vaksinë anti Covid.

Infeksionistët italianë deklarojnë se virusi po përshtatet ndaj kushteve klimatike pavarësisht nëse bën ftohtë apo nxehtë. Variantet e fundit kanë një efikasitet kaq të lartë infektimi sa do të vazhdoj dhe gjatë gjithë muajit korrik.

Në Itali në muajin shtator pritet të nis doza e katërt e vaksinës anti Covid, fillimisht ndaj personave të moshuar e me probleme shëndetësore e më pas në ndarje grup moshash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu