Ja pse na ‘ngrin truri’ kur hamë ushqimet të ftohta

0
250

Shpesh kur konsumojmë diçka të ftohtë përjetojmë një dhimbje koke, e cila shpesh njihet si ‘ngrirje truri’.

Shkaku i kësaj dhimbje është zbuluar tashmë nga disa shkencëtarë, të cilët besojnë se është paleta jonë që e inicion atë.

Kur një ushqim i ftohtë prek qiellzën tonë, aktivizohet një sistem nervavsh që lidh dhimbjet e fytyrës dhe kokës me trurin.

Enët e gjakut gjithashtu zgjerohen për të risjellë temperaturën normale në trup dhe të rregullojnë çdo dëm që mund të ketë krijuar i ftohti.

Për tu zbuluar kjo arsye u desh shumë kohë, pasi shkencëarët do të prisnin që një situatë e tillë të sillte dhimbje në gojë e jo kokë.

Dhimbja ndihet në kokë pasi aty ndodhet dhe nervi përgjegjës dhe sistemi ynë sensor nuk i dallon dot sinjalet nga këto pjesë të ndryshme, kështu që e shfaq dhimbjen në kokë.

© SYRI.net