Jo postime politike në rrjetet sociale prej nëpunësve civil, opozita kërkon që të ndiqen penalisht

0
63

Pak muaj përpara zgjedhjeve të 14 majit, është hartuar projektligji i cili ndalon nëpunësit e administrative publike të publikojnë postime me përmbajtje politike. Ky projektligji pritet të miratohet në Kuvend së shpejti ndërsa nëpunësit do të ndiqen penalisht nëse thyejnë rregullat.

Pak ditë para zgjedhjeve vendore, opozita ka propozuar ndryshme në ligjin e nëpunësve publik, sa i përket angazhimit në jetën politike.

Në parlament është publikuar tashmë nisma që u kufizon të drejtën e shprehjes në rrjetet sociale

Nëpunësit civil ose punonjësit që kryejnë një funksion jopolitik në administratën publike, ndalohet të publikojë, reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale” – thuhet në draft.

Madje më tej shtohet se i ndalohet edhe të detyrojë punonjësit e tjerë apo vartësit të publikojnë, shpërndajnë apo komentojnë në postimet me përmbajtje politike.

Më tej duke marrë parasysh edhe zhvillimet teknologjike kërkohet dhe ndalimi I krijimit të grupeve telefonike për qëllime partiake.

“Nëpunësit civil ose punonjësi që kryen një funksion jopolitik në administratën publike, i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike, të bëra në rrjetet sociale”, thuhet në nismë.

Por pavarësisht se është dorëzuar në kuvend, propozimi i demokratëve do të duhet të kalojë më parë në konferencën e kryetarëve ku socialistët kanë shumicën ashtu si edhe në parlament.