Ka 13 fëmijë, 28 nipër e mbesa, ‘Nana Terezë’ rrëfen historinë e jetës: Ç’më thanë në Itali

0
43

Nuk arriti të fitonte çmimin e parë në konkursin “Shqipëria ime”, por Mario Zefi, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “Mark Çuni” në fshatin Rranxë të Bushatit, fitoi vëmendje të jashtëzakonshme me pikturën e gjyshes së tij.

Përpos talentit të 14 vjeçarit, në portretin e “Nanë Terezës” spikatën veshja tradicionale e zonës, qëndrimi i kësaj gjysheje fisnike dhe rrudhat në fytyrën e saj që reflektojnë jo vetëm vitet që mban mbi supe, por edhe sakrificat për të rritur 13 fëmijë.

85 vjeçarja që bëri shqiptarët të reflektonin për rëndësinë e traditave të vendit, rrëfeu në emisionin “Një nga ne”, historinë e jetës.

Veshjen e malësores refuzon ta heqë, madje e mbajti të veshur, edhe në udhëtimin drejt Italisë.

  • “Nuk e kam heq qysh që kam dalë prej djepit e deri sot, dhe deri kur të mbyll sytë do e vesh vazhdimisht”, thotë Tereza.

Mes batutave dhe mesazheve domethënëse, Tereza të bën të kuptosh vlerën e jetës.

Ka arritur të bëhet stërgjyshe, ka gjetur forcën për të përballuar vështirësitë ekonomike dhe sëmundjet, është e rrethuar nga dashuria dhe çdo ditë gjen motive për të buzëqeshur.

Si e priti dhuratën e nipit dhe sa orë iu deshën Marios për të finalizuar portretin e gjyshes?  Situatat me të cilat u përball në Itali? Pse refuzon ta heqë veshjen tradicionale?

report tv