Kakavije, përfundojnë festimet e Pashkëve nis kthimi në Greqi i emigrantëve

0
52

Pas përfundimit të Pashkës  në vendlindje bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj. Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijes është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare në këtë doganë, janë regjistruar 4.562 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2.241 në hyrje dhe 2.321 në dalje, si dhe 1.554 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 730 në hyrje dhe 824 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërsa nuk janë konstatuar radhë pritje në sportelet e kontrollit të dokumentave.

Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijes pritet të regjistrohet përgjatë gjithë kësaj jave ndërsa bashkëatdhetarët tanë rikthehen në shtetin grek.

© SYRI.net

GEAR Sh.p.k