Kanada, 2 oficerë policie qëllohen për vdekje gjatë shërbimit

0
33

Dy oficerë të policisë kanadeze janë qëlluar për vdekje, ndërsa vrasësi i dyshuar vdiq nga një plagë e vetë-shkaktuar me armë zjarri. “Dy nga oficerët tanë kanë vdekur në krye të detyrës. Këta dy burra vdiqën në shërbim të komunitetit tonë. Kjo është e paimagjinueshme”, tha shefi i policisë së qytetit Edmonton, Dale McFee.

Dy oficerët po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje shtëpiake herët mëngjesin e sotëm në një apartament në qytetin perëndimor kanadez Edmonton me rreth 1.1 milionë banorë.

Oficerët u qëlluan teksa po i afroheshin apartamentit.

“Ata nuk patën asnjë mundësi për të nxjerrë armët e tyre të zjarrit”, tha McFee.

Dy policët, 35-vjeçari Travis Jordan dhe 30-vjeçari Brett Ryan, u transportuan në spital ku u shpallën të vdekur.

Shefi i policisë tha se i dyshuari ishte një mashkull i ri, po ashtu i vdekur nga një plagë, si pasojë e asaj që hetuesit besojnë se ishte vetë-shkaktuar me armë zjarri.

Ai po ashtu njoftoi se një grua, e cila me sa duket ishte i lidhur me të dyshuarin, gjithashtu u qëllua me armë dhe është dërguar në spital me gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, si dhe departamentet e policisë në të gjithë Kanadanë shprehën ngushëllime për humbjet e dy policëve.

“Çdo ditë, oficerët e policisë e vënë veten në rrezik për t’i mbajtur njerëzit të sigurt. Lajmi se dy oficerë janë vrarë në krye të detyrës na kujton këtë realitet. Unë i dërgoj ngushëllimet e mia të dashurve dhe kolegëve të oficerëve. Ne jemi këtu për ju”, shkroi kryeministri Trudeau në twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu