Katër Lëngjet që Ndihmojnë Trupin të Balancojë Hormonet

0
58

Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave.

Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.

Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.

Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.

Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

AgroWeb.org gjithsesi ju jep recetat e katër lëngjeve të cilat falë vlerave që kanë ndihmojnë organizmin tuaj të luftojë çrregullimin hormonal në çdo moshë.

Plot Shije Në Dimër

Përbërësit

20g spinaq

2 lugë gjelle me arra

1 dardhë

1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë

1 portokalle të qëruar dhe të prerë në feta

50g akull

Lëngu i Verës

Përbërësit

150g ananas

Gjysmë limoni i qëruar dhe i prerë

1 grusht me gjethe nenexhiku

1 grusht me kale ose spinaq

1 lugë gjelle me fara chia

75 ml ujë

50g akull

Lëngu i Ëmbël me Çokollatë

30g shqeme

1 lugë gjelle me kakao

2 hurma arabe pa bërthamë

Gjysmë banane

150 ml qumësht bajamesh

150g akull

I Mbushur me Fruta Pylli Për Freski

Përbërësit

1 lugë çaji me kakao

1 banane

60g luleshtrydhe, boronica, mjedra

100 ml qumësht bajamesh apo arre kokosi

50 g akull

Më poshtë do të gjeni simptomat më të zakonshme të çrregullimeve hormonale dhe dëmit në shëndet.

Shtimi në peshë

Çrregullimet hormonale shkaktojnë shtim në peshë, pavarësisht përpjekjeve tuaja për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të kryer aktivitet të rregullt fizik.

Rënie të flokëve

Rënia e flokëve është një nga simptomat më të zakonta të çrregulllimeve hormonale dhe nuk duhet injoruar.

Djersitja e tepërt

Nëse djersisni më tepër seç duhet, atëherë me siguri jeni të prekur nga çrregullimet hormonale dhe duhet të vizitoheni tek një mjek.

Ndryshimet në përmasat e gjirit tek femrat.

Niveli i pakët i estrogjenit, pakëson dendësinë e indeve të gjirit. Nivelet e rritura të estrogjenit mund të shkaktojnë gjendra ose ciste në gjoks.

Lodhje dhe plogështi

Kur hormonet nuk janë në nivelet e duhura, atëherë do të prekeni nga lodhja dhe plogështia kronike e pazakontë.

Në këto raste duhet të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nivelet e progesteronit në gjak.

Fytyrë me akne

Kujdesi i mangët për lëkurën, ushqyerja e keqe dhe çrregullimet hormonale janë tre prej shkaktarëve të akneve në fytyrë.

Nëse trajtimet kundër akneve nuk kanë rezultat, atëherë me siguri bëhet fjalë për çrregullim hormonal./AgroWeb.org

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu