Kërkon uljen e dënimit në Elbasan, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

0
95

“Shtyhet seanca ndaj ish ministrit Tahiri dhe shkak është bërë kërkesa e prokurorit të çështjes pasi ai ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me detajet e dosjes voluminoze që ka paraqitur në seancë avokati mbrojtës i z. Tahiri.  Saimir Tahiri i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për ulje dënimi, përkatësisht me 1 vit e 6 muaj. Ai pretendon se gjatë periudhës kur ai ka kryer shërbimin e provës, ka kryer edhe 1.5 vjet nga dënimi, i cili i është vënë nga Gjykata e Apelit. Do jetë gjyqtari Elton Frashëri, i cili do të vendosë nëse kërkesa ish-ministrit do të pranohet apo do të refuzohet. Seancat e deritanishme për ish-ministrin nuk janë zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit”, raportoi gazetarja