KINË – Mbi një mijë fluturime të anuluara në aeroportin e Pekinit pas rishfaqjes së COVID-19

0
239

Dy aeroportet e Pekinit anuluan sot më shumë se një mijë fluturime pas një rritjeje të rasteve me COVID-19 në kryeqytetin kinez, njoftuan sot mediat zyrtare.

Në orën lokale 09:10, 1 255 fluturime me nisje dhe mbërritje në aeroportet e Pekinit u anuluan, rreth 70% e fluturimeve që ishin parashikuar fillimisht, theksuan sot e Përditshmja e Popullit dhe China Daily.

Pekini u kërkoi sot 21 milionë banorëve të shmangin udhëtimet “jo thelbësore” jashtë qytetit dhe urdhëroi sërish mbylljen e shkollave pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në kryeqytetin kinez.

Disa qytete dhe provinca kanë vendosur tashmë një karantinë për udhëtarët që vijnë nga kryeqyteti kinez./

atsh