Komisariati 3 kthehet në skenë krimi, efektivi që u qëllua nga kolegu në gjendje të rëndë

0
121

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komisariatin 3 në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne. Dy efektivë policie janë përplasur me armë. Për pasojë njëri prej tyre plagosur rëndë me armë, pasi është qëlluar nga kolegu i tij.

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Log.” me Endri Xhafon raportoi këtë ngjarje tronditëse. Hoxha tha ndër të tjera se komisariati është kthyer tashmë në skenë krimi.

“Polici i plagosur është futur në reanimacion, ndërsa Komisariati 3 është kthyer në skenë krimi. Ndodh një ditë para finales. Është një ngjarje që ka ndodhur dhe duhet ta shikojmë”, tha gazetari.

Burime për ABC bëjnë me dije gjithashtu se në spital është dërguar në gjendje të rëndë C. S., ndërsa autori L. Z ndodhet në komisariat. g.v/abcnews.al