Krim i rëndë brenda familjes/ Babai 86-vjeçar vret vajzën e tij, e shtyp me makinë

0
39

Një 86-vjeçar në Bari të Italisë, Vincenzo Formica, u ndalua nga karabinierët me akuzën se kishte goditur dhe vrarë vajzën e tij 54-vjeçare Mariangela, në fund të një mosmarrëveshjeje për arsye familjare.

Policia, e cila ndërhyri pas një denoncimi, gjeti trupin e gruas të shtrirë në tokë në një rrugë private. Nga hetimet u zbuluan pista të rënda ndaj personit me precedentë dhe i cili u arrestua dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes.

Nuk ka ende një qartësi mbi dinamikën e asaj që ndodhi, as për arsyet e mosmarrëveshjes që do të kishte degjeneruar deri në atë masë sa të detyronte burrin të godiste vajzën me makinën e tij.

86-vjeçari, i cili ka një tjetër djalë, jeton me bashkëshorten e tij e cila vuan nga probleme të rënda shëndetësore. Pas asaj që ndodhi, gruaja u mor nga shërbimet sociale të Bashkisë Monopoli. Në trupin e viktimës do të bëhet autopsi në ditët në viji