Krimi i rëndë në Lezhë/ Si u vranë babë e bir nga ish-dhëndri i tyre, autori kishte bërë edhe dy vite burg në Itali (Detaje të reja)

0
63

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku babë e bir u vranë me armë zjarri nga ish-dhëndrri i tyre.

Mesohet se autori i ngjarjes Besnik Pjetri nga fshati Troshan ishte babai i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte divorcuar me bashkëshorten.

Gjate kësaj kohe ai kishte patur konflikte te vazhdueshme me të dhe familjen e saj, madje ishte denoncuar dhe nga ish-gruaja ne Itali dhe kishte bërë 2 vite burg.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku Pjerin Përjaku dhe Gent Përjaku, babë e birë, u vranë më armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre Besnik Pjetri.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ku ish-dhëndri, pas sherreve të vazhdueshme pas divorcit me gruan, ka shkuar në banesën e Pjerin Përjakut dhe i ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur atë dhe djalin e tij.

Njoftimi i Policisë Lezhës:

“Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”