Krizë në martesën e David Beckham? Victoria fshin tatuazhin e veçantë dedikuar partnerit të saj, çfarë po ndodh me çiftin

0
59

Fansat janë të shqetësuar së fundmi së çfarë po ndodh me martesën e Victoria dhe David Beckham.

Ish-ylli i grupit ‘Spice Girl’ ka hequr tatuazhin me inicialet e burrit të saj në kyçin e dorës.48 vjeçarja, bëri tatuazhin në vitin 2009 për të shënuar 10-vjetorin e martesës së çiftit, por kohët e fundit tatuazhi nuk është parë më në dorën e Victorias duke ngirtur kështy dyshime se gjërat uk po shkojnë mirë mes çiftit

Dizajnerja e modës postoi një video në Instagramin e saj javën e kaluar, por ajo që mund të vihet re ishin kyçet e saj të dorës pa bojë.

Victoria kishte “DB” dhe fjalët “Së bashku, përgjithmonë, përjetësisht” të shkruara në hebraisht në kyçin e saj të majtë. Mungesa e tatuazheve të saj shkaktoi panik në komente, mirëpo mesa duket ylli i pop-it iu nënshtrua një trajtimi për heqjen e tatuazheve me lazer.

“Nga të gjithë tatuazhet e dedikuara ajo e zgjedh atë dhe tani e hoqi atë”, ka shkruar një person. “Pse e hoqe tatuazhin Victoria? Thjesht e habitur”, shtoi një tjetër. “A është gjithçka në rregull? Ku janë tatuazhet tuaja?”shtoi dikush.

Fshirja e tatuazhit për Davidin nuk është e vetmja që u zhduk.

Martesa e Victoria dhe David ka pasur spekulime për ndarje në të kaluarën, duke pasur parasysh se asaj i ishte fshirë edhe tatuazhi i datës së betimit të tyre.

Në kyçin e saj të djathtë më parë kishte VIII-V-MMVI, një homazh për 8 maj 2006, kur çifti tha “Unë pranoj” për herë të dytë. Ajo kishte gjithashtu frazën latine De Integro, që do të thotë “përsëri nga fillimi”.

Që atëherë ato janë hequr.

Rasti i Victoria-s i mungesës së tatuazheve mund të mos tregojë shenja të problemeve martesore. Është raportuar se ajo po i nënshtrohej heqjes me lazer sepse nuk besonte se tatuazhet përfaqësojnë një biznesmene me fuqi të lartë.

Që nga viti 2008, ajo ka zgjedhur një karrierë të suksesshme në modë në vend që të performojë në skenë.

Sa i përket Victoria dhe David, dyshja festuan 23-vjetorin e martesës në korrik. Ish-ylli i Spice Girl bëri një deklaratë dashurie për bashkëshortin e saj në ditën e tyre të veçantë.

© SYRI.net