Kryqi i Kuq Tajlandez thirrje qytetarëve të tyre: Mos i shesin veshkat për iPhonin e ri 14

0
51

Ideja se një person nuk mund të jetojë pa iPhone-in e ri, por është i gatshëm të jetojë me vetëm një veshkë, ka sjellë një valë të madhe shqetësimesh.

Një imazh viral i postuar nga një klinikë bukurie në Laos tregon një grup njerëzish që mbajnë iPhone -in e tyre të ri, ndërsa shfaqin ‘vragat e tyre kirurgjikale’, pasi supozohet se kanë shitur veshkat e tyre në këmbim të një smartphoni.

Shumë kanë besuar se fotografia është e vërtetë, megjithatë, është raportuar se klinika, Dr. Nith Beauty Center, i ka përdorur imazhet si marketing.

Qendra Tajlandeze e Dhurimit të Organeve të Kryqit të Kuq e ka dënuar marifetin dhe e ka cilësuar atë si “imoral”.

Sophon Mekthon i Qendrës së Dhurimit të Organeve të Kryqit të Kuq tha: “Nuk ka tregti organesh si kjo. Është e ndaluar. Është e papërshtatshme që tregtimi i organeve të promovohet, veçanërisht të shkëmbesh për të blerë një iPhone. Është imorale dhe joetike.”

iPhone 14 shitet nga 1,254 dollarë deri në 1,940 dollarë, ndërsa tajlandezët fitojnë pagë minimale prej 343 dollarë në muaj.