Ku u qëllua laçjani? Dyshimet dhe urgjenca nga Lezha në Tiranë

0
137

Vinçens Piroli u plagos mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Vendi ku ndodhi ngjarja ende nuk dihet saktësisht. 34-vjeçari u dërgua në spitalin e Lezhës nga një person ende i paidentifikuar që pasi e futi në spital u largua.

Dyshimet e para të policisë janë që Piroli mund të jetë plagosur në Shkodër. Dëshmia e tij, nëse do të pranonte të fliste pasi të stabilizohej gjendja shëndetësore, do të hidhte më shumë dritë mbi ngjarjen.

Rreth orës 19:00 ai u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me policinë Shkodër për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Abcnews.al