Kujtoi se ishte parkim, një person thyen traun e Parlamentit dhe parkon makinën brenda oborrit

0
69

Një shtetas që dyshohet se kurohet me ilaçe depresioni kohët e fundit, ka dashur të parkojë makinën brenda oborrit të Parlamentit.

Burime bëjnë me diej se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Ai ka futur makinën duke dëmtuar traun.

Personi është shoqëruar në komisariatin e policisë nr.1 për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/