KUR E NIS ME KIOSKA S’DO MEND DO E MBYLLËSH DUKE PRISHUR RESORTE!

0
152

Nga Erion Murataj

Hakmarrja në Prestige rrëzon shtetin

Hapa sytë në mëngjes dhe pash një tufë policësh e IKMT në një ambient të njohur.
Pas pak sekondash kuptova se ishin në një resort që e njoh në detaje.
Nuk dua te zgjatem shumë por dua të falenderoj Irfanin.
Bëre atë qe nuk bëri dot Berisha me Metën.
Bëre Ramen të rrezohet vetë në sytë e gjithë shqiptarëve.
Një njeri që hakmerret në panik dhe emergjencë ka hall.
Një burrë i fortë e vret kundershtarin me buzeqeshje ndersa një njeriu të dobët i duhen rruspat.
Sot nuk ka dyshim kush ka rënë. E sigurt është që Shqipëria jo.
Trinomi nxitoi të bënte lojën e shpifur sërisht për protagonizëm .
Sa për Ramen s’ka pse merret kush me të.
Ai e nisi politikën duke prishur kioska, për pasojë ska sesi mos ta mbylli duke prishur resorte.
Koha është e zuzareve por Shqipëria e shqiptareve dhe Shtatori ka ardhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu