Kur thjeshtësia mbretërore kushton… 49,9 euro!

0
111

Një ”incident” mode në ceremoninë e “Queen Letizia Awards 2021”.

Profesoresha e së Drejtës Civile në Universitetin e Seviljes, Inmaculada Vivas Teson, mori çmimin e veshur me të njëjtin fustan si mbretëresha.

Mbretëresha Letizia u pa që nuk kishte asnjë shqetësim dhe reagoi me shumë sportivitet duke përqafuar gruan që sapo kishte marrë një vlerësim të veçantë për karrierën e saj profesionale me personat me aftësi të kufizuara si dhe për karrierën e saj kërkimore akademike dhe juridike kushtuar këtij grupimi personash.

Fustani ishte dyngjyrësh, bardhë e zi, i prodhuar nga një kompani e njohur spanjolle dhe në dispozicion të të gjithë llojeve të xhepave.

Ai kushtonte vetëm 49,9 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu