29.6 C
Elbasan

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, rritet numri i të shtruarve në spital

Dita e sotme ka regjistruar sërish shifra të larta me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 154 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, situatë serioze paraqitet në spitalet Covid, pasi janë të shtruar 164 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

Viktima – Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar  nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, në dy spitalet COVID po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Raste të reja – Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Testime – Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime.

Të shëruar – 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020)

Testime totale 58752

Raste pozitive 8927

Raste të shëruara 4633

Raste Aktive 4031

Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2037

Durrës              518

Shkodër             298

Fier                    173

Lezhë              190

Korçë              201

Vlorë                143

Kukës              139

Elbasan             149

Berat                  80

Gjirokastër         50

Dibër                  53

Lajme të tjera

“Spiropali më siguroi vend në avionin diplomatik gjatë COVID-it”, rrëfimi i Laura Ferhatit revolton qytetarët në rrjetet sociale

Një deklaratë e sipërmarrëses dhe ish-kandidates socialiste për deputete, Laura Ferhati, ka nxitur reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale. E ftuar në...

E drogoi dhe i futi në dhomë gjarprin helmues, zbulohet skenari makabër i gruas në Indi për vrasjen e burrit

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Indinë, ku një grua 32-vjeçare dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortit të saj duke përdorur një gjarpër...

Studim: Një gotë lëng boronice në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe të ulë stresin

Një studim i ri ka treguar se pirja e një gote lëng boronice të kuqe (cranberry) çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e...

Kush fiton Botërorin 2026 merr një pasuri, zbulohet fondi rekord i FIFA-s. Ja shifra marramendëse

Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk do të vendosë vetëm emrin e kampionit të ri të botës, por...

EMRAT/ U futën për kontroll tatimor, u mbajtën “peng” brenda resortit në Golem. Arrestohen administratori dhe 4 punonjës

Pesë persona janë vënë në pranga në Kavajë pasi dyshohet se penguan dhe mbajtën të mbyllur për një kohë të konsiderueshme punonjësit e Task...

Dëshmia e arkëtares së Postës së Durrësit: Drejtoresha merrte thesin me para dhe e fuste në çantë

Është zbardhur dëshmia e një prej arkëtareve të Postës Shqiptare, e dhënë në kuadër të hetimeve për skandalin financiar që çoi në arrestimin e...