Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministren Manastirliu, në rend dite disa projektligje

0
53

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës ka interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj dhe interpelancë tjetër po me Manastirliun kërkuar nga deputeti Zef Hila.

Rendi i ditës parasheh pyetje me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.

Po ashtu, pritet të shqyrtohen disa projektligje si “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, dhe disa projektvendime.