Lajmi i fundit/ Dergohet për gjykim dosja e Arbër Paplekajt

0
68

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ndërkohë, është pushuar pjesërisht çështja për personat që ishin pjesë e njësisë së mbrojtjes së votës në PD. Në fuqi është lënë masa “arrest shtëpie” për dy ish nëndrejtorët Niko Palla dhe Albert Nushi.

Çështja është pushuar për Arjan Hoxhën, Pavlo Vuskanin dhe Roland Xhepën. Kurse, pjesërisht pushim të çështjes është vendosur për Emiljano Prengën, Erald Gugën dhe Erjon Demishin. Përpos Paplekajt, gjyqi do të nisë edhe për Elton Durakun. Pezullim detyre u vendos për Erjon Ballën dhe Erion Meçen.

Kujtojmë se katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Xhuvani ishte aktivist i PS. Nga përplasja 3 persona të tjerë u plagosën, mes tyre  një efektive policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu