Larje hesapesh mes kriminelësh shqiptarë në Athinë, babai merr “hak” për të birin, pamje të reja nga ngjarja tronditëse

0
107

Pesë persona janë marrë në pyetje ndërsa një shqiptare 43-vjeçare është arrestuar në lidhje me përleshjen e përgjakshme në Athinë, nga ku mbetën të vrarë tre shqiptarë, Adil Tefa me origjinë nga Korça, Jani T. dhe Gëzim A.

Ndërkohë një tjetër shqiptar dhe dy policët që mbetën të plagosur nga sherri i së shtunës po trajtohen në spitalin e Athinës.

Kujtojmë se gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve nga Shqipëria janë takuar në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të sqaruar se kush është përgjegjës për prpblemet e rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në vendngjarje mbërriti një makinë tip Mercedes me një shofere shqiptare 43-vjeçare dhe pasagjer një shqiptar 48-vjeçarin, një makinë tip Audi me tre persona, një motor dhe një makinë tip Polo.

Kur 48-vjeçari që ndodhej te Benzi pa se shopferi i Audi-t nuk ishte i vetëm por shoqërohej nga persona të tjerë, nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte.

Nga të shtënat e para ka mbetur i plagosur rëndë një i ri që drejtonte një motoçikletë.

43-vjeçarja, shofere e Benzi-t e ka tërhequr zvarrë të riun, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm sot.

Më pas motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, me një makinë tip Audi, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin që i plagosi të birin.

48-vjeçari që u plagos nga babai i shoferit të motoçikletës ndërroi jetë nga të shtënat.

Bëhet fjalë për Adil Tefën, i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Ndërkohës pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u përplas nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Viktima e tretë mbeti i plagosur nga policia greke, teksa pom përpiqej ta neutralizonte.

Njoftimi zyrtar i policisë greke:

“Lidhur me një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Patisia, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur për vdekje 3 të huaj (48, 46 dhe 23 vjeç), një e huaj (43 vjeçe) u arrestua dhe 2 efektivë policie po trajtohen për plagosje në spital.

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një i huaj 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një të huaj 43-vjeçare, ka qëlluar në drejtim të një grupi të huajsh, duke tërhequr zvarrë njërin prej tyre (23-vjeçar i huaj).

Më pas e huaja duke drejtuar mjetin, ka tërhequr zvarrë 23-vjeçarin, ndërsa 48-vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë një makinë shoferit që kalonte dhe është nisur drejt zonës së Acharnit.

Më pas, ajo hyri në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, është kapur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta neutralizojnë.

48-vjeçari në sy të policëve ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e plagosur për vdekje.

Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë janë futur dhe po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.
Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurisë së Atikë.“/abcnews.al/